Baloteli drejt Kluzh

Mario Baloteli, 29 vjeç, po negocion me CFR Kluzh. Sulmuesi i larguar nga Breshia pas problemëme me kilogramët (100 kg), duket se do shohë pistën rumune për të ardhmen.

Sulmuesi ka shënuar 14 gola në 35 përfaqësime me Italinë. Ai përpos Breshias në të kaluarën ka luajtur edhe për Interin, Sitin, Milanin, Liverpulin, Nicën dhe Marsejën.

Lajmi vjen e konfirmohet nga mediat rumune. Në fakt, Kluzh mbrëmë në një finale me Krajovën (fitoi 3-1) fitoi titullin e tretë radhazi me teknikun e njohur Dan Petresku. Kreu i stolit ka deklaruar se do largohet nga klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!