Ibra replikon: “Më thonë që jam i vjetër”…

“Ata më thonë që jam i moshuar dhe i lodhur, kur unë thjesht po ngrohem. Unë jam si Beniamin Baton. Unë kam qenë gjithmonë i ri, kurrë i vjetër”.

Zlatan Ibrahimoviç nuk heq dorë nga replikat. Në pragun e 39 viteve, sulmuesi suedez i përgjigjet kështu spektikëve, pas dygolëshit dhe asistit në fitoren 4-1 të Milanit në fushën e Sampdorias.

Ai e bën këtë, duke e krahasuar veten me protagonistin e filmit të vitit 2008 të regjizorit David Finsher, i cili tregon historinë e një njeriu, që edhe pse është i moshuar, vdes si fëmijë, duke lënë mbrapa të gjitha epokat dhe fazat e jetës.

“Shpresojmë se mund të vazhdojmë kështu, unë kam forcën të shënoj”,- deklaron Zlatan Ibrahimoviç që po përjeton një rini të dytë në radhët e kuqezinjve të Milanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!