Tirana, vjen Avdijaj


Sulmuesi 26-vjeçar i lindur në Zvicër, është konfirmuar zyrtarisht si lojtar i ri klubit të Tiranës.

Titulli kampion dhe paraqitjet në eliminatoret e Ligës së Kampionëve ka bërë që drejtuesit të mendojnë për përforcimin e skuadrës.

Goditja e parë e skuadrës më të re kampione e Shqipërisë është Albion Avdijaj. Sulmuesi 26-vjeçar i lindur në Zvicër, është konfirmuar zyrtarisht si lojtar i ri klubit të Tiranës.

Edicionin e fundit futbollistik, sulmuesi e zhvilloi te Viborg në ligën e dytë daneze, ku u aktivizua fare pak për t’u lënë i lirë nga klubi në maj.

Tirana ka nesër transfertën e fundit sezonale në Laç me bardhezinjtë, për ta mbyllur më pas me Bylis në shtëpi dhe luajtur finalen e kupës me Teutën.

Klubi e zyrtarizon në ‘Facebook’

“Albion Avdijaj është zyrtarisht bardheblu! Sulmuesi 26-vjecar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme”.

“Futbollisti do t’i bashkohet menjëherë ekipit si përforcim i parë i rëndësishëm për dy sezonet e ardhshme në skuadër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!