Ballkani uron Dritën për titullin…

sportiim2

Skuadra e Ballkanit luan në 29 korrik finalen e Kupës së Kosovës me Prishtinën.

Kishin mundësi reale të fitonin titullin e parë në Ipko Superligën e Kosovës. Ballkani i Ismet Munishit, përveç bukurisë dhe rivalitetit që tregoi në 32 javë, kryesoi deri para se pandemia globale të ndalte futbollin në Kosovë.

Dje, Ballkani i Suharekës, udhëhiqte deri në të 95-ën ndaj Gjilanit, por më pas u barazua nga ekipi i Mezanit, çka bëri që titulli t’i shkojë automatikisht Dritës.

Skuadrës tjetër gjilanase, e cila në tri vite fiton dy herë titullin kampion dhe të tretin në histori.

Sot edhe pse Ballkani do ta presë Dritën javën e fundit, të dielën në shtëpi, vjen urimi për rivalin e Dritës. Ballkani jep një shembull të lartë “fair-play”. Skuadra e teknikut Munishi luan në 29 korrik edhe finalen me Prishtinën e Armend Dallkut.

Urimi i Ballkanit në ‘Facebook’

“Urime per Championin e Kosoves FC Drita ,Suksese ne garat e Champions League, urojm te na perfaqesoj denjesisht

FC Ballkani“

?>