Kastrati ndjek Uzunin, firmos në Hungari me Ujpest

Pas Florent Hasanit te DVTK, Myrto Uzunit (sapo ka nënshkruar) te Ferencvarosh, tani radha e Lirim Kastratit për të luajtur në Hungari.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, është zyrtarizuar ditën e sotme te skuadra hungareze, Ujpest Budapest.

Skuadra e Ujpest ka bërë prezantimin e Kastratit, i cili së fundi ishte pjesë e të rinjve të Bolognas.

Me Romën, 21 vjeçari ka patur fatin të përgatitet për pak kohë me lojtarë si Francesco Toti dhe Daniele de Rosi.

Ndihem mirë që jam në gjendje të nënshkruajë me Ujpest. Kjo është një gjë e shkëlqyeshme për mua, pasi kam luajtur deri më tani në ekipe rinore në Itali, kështu që jam shumë i lumtur që kam mundur të ndërmarrë këtë hap shumë të rëndësishëm drejt futbollit të të rriturve”, ka deklaruar Kastrati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!