Champions dhe Europa League, pa tifozë…

Numri një i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka konfirmon sërish mungesën e tifozëve në ndeshjet e fundit të Champions dhe Europa League, e cila do të fillojë në gusht.

“Ne aktualisht kemi në plan t’i luajmë të gjitha ndeshjet e mbetura pa tifozë. Nuk duam të  rrezikojmë”. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin konfirmoi pozicionin e organit më të lartë të futbollit europian, mbi mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve të fundit të Champions League dhe Europa League, me praninë e tifozëve.

“Unë jam një person optimist, – thekson Ceferin në një intervistë për “Uefa Direct”, – dhe shpresa ime e madhe më thotë, që spektatorët do të jenë në gjendje të kthehen për të mbushur stadiumet sa më shpejt. Ne duhet të jemi gjithmonë optimistë, duhet të kemi një plan të gatshëm në rast të ngjarje të jashtëzakonshme si kjo krizë”.

Shtyrja e Euro 2020? Ceferin në intervistë përsëriti se ishte i bindur që UEFA ka marrë vendimet e duhura dhe në kohën e duhur në këto muaj. “Ne besuam që nga momenti i parë që garat e UEFA-s  për sezonin 2019/2020 do të përfundonin brenda vitit 2020,” shprehet presidenti i UEFA-s.

“Ne si organ drejtues, na është dashur të merremi me të gjithë futbollin, jo vetëm me garat e UEFA-s. Dhe si rezultat, ne jemi munduar ta udhëheqim Europën dhe besoj se ia kemi arritur me sukses”. Ka edhe vend, për vendimin e shtyrjes së Euro 2020:

“Unë mendoj se ishte një moment vendimtar, sepse u mor në një fazë mjaft të hershme, – shton ai. – Të gjithë e kuptuan, që ne e bëmë atë për të ndihmuar lojtarët, etj, etj. Unë duhet të nënvizoj frymën e unitetit dhe solidaritetit të plotë që u shfaq”.

236 mln. euro për Federata? “Marrëdhënia e UEFA-s me ta është një shtyllë themelore e veprimtarive tona, – thekson Ceferin. – Ata gjithmonë na kanë mbështetur dhe ne gjithmonë i mbështesim ata.

Kështu që kemi shpërndarë një shumë prej 236.5 milionë eurosh nga programi i financimit “UEFA Hat-Trick”, të cilat federatat do të jenë në gjendje t’i përdorin për të mbuluar çdo humbje ekonomike të shkaktuar nga Covid-19 “, ka deklaruar Aleksandër Seferin, president i UEFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!