UEFA përcakton datat e kualifikueseve…

UEFA cakton datën 22 gusht, si startin e fazës paraeliminatore në Europa League. Do të nisin me skuadrat e nivelit me koeficent të ulët dhe më pas do kalohet në fazat e tjera të Europa League.

Së fundmi, UEFA ka njoftuar për të gjitha datat e ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Europës.

Kësisoji, ekipet shqiptare si Tirana, Kukësi, Laçi, Teuta (për t’u konfirmuar dy skuadrat e dyta) pjesëmarrëse në Europë, do të jenë shumë të vëmendëshme lidhur me axhendat e tyre, sepse përpos impenjimit në Europë pritet të startojnë edhe me ndeshjet e kampionatit, që me gjasë starton në mes të shtatorit. Gjithnjë nëse ia dalin të avancojnë ne objektivë kontinentalë…

20 gusht – raundi paraeliminator

27 gusht – raundi i parë kualifikues

17 shtator – raundi i dytë kualifikues

24 shtator – raundi i tretë kualifikues

1 tetor – “play off”

22-29 tetor, 5-26 nëntor , 3-10 dhjetor – faza e grupeve. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!