UEFA nuk bie dakort, Siti në ‘federale’

Nuk përjashtohet mundësia që vetë Premier League të vijojë me hetimet për skuadrën e Sitit.

UEFA mund t’i përgjigjet me shpejtësi heqjes së dënimit evropian të Mançester Sitit dhënë sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër.

Duket një betejë e pafund kjo e UEFA-s me klubin e Mançester Sitit. Ditën e sotme, Gjykata e Arbitazhit Sportiv në Zvicër hodhi poshtë vendimin e 20 shkurtit teksa qytetarët u privuan të luanin për dy vite në Europë e të paguanin gjobën prej 30 milion eurosh.

Tani ka arsye që UEFA të apelojë në Gjykatën Federale Zvicerane. Vendimi i sotëm teksa anglezët fituan të drejtë të vijojnë në kompeticionet europiane duket se ka vënë në lëvizje UEFA-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!