Përfundon karantina për Boldor e Ferhatin

Në prag të javës së 34-t, ku “demat e kuq” do të përballen në transfertë me “djemtë e detit” të Teutës, radhët e skuadrës kryeqytetase janë shtuar.

Pas 14 ditëve karantinimi, dy futbollistët e infektuar me Covid-19 para disa ditësh, Dejan Boldor dhe Besnik Ferhati, pas testit të dytë kanë rezultuar negative dhe i janë bashkuar ekipit.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Partizanit, nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale:

“FK Partizani njofton se dy lojtarët e skuadrës, të cilët rezultuan të parët pozitiv me CODIV-19, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë dalë negativ. Të dy pjestarët e ekipit në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e premte i janë nënshtruar testit të dytë dhe nga përgjigjet e ardhura kanë rezultuar negative”, njofton klubi kryeqytetas.

Javën e ardhshme, me gjasa trajneri Kalari do të ketë në organikën e Partizanit edhe sulmuesin Çinari dhe mesfushorët Mala e Kote, të cilët vazhdojnë të jenë të karantinuar për shkak se edhe ata kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!