Sormani nga sot, një “ish” te Partizani
Vjen zyrtarizimi i klubit të Partizanit. Adolfo Sormani dështaku i radhës te të kuqtë largohet përfundimisht nga drejtimi i skuadrës kampione. Kishte javë që ish- futbollisti i Parmës po ‘krihej në errësirë’. Humbje të shumta dhe kaos me objekivin minimal.
Refuzimi për të drejtuar në derbi duket vetëm një ‘kleçkë’ mes palëve për të gjetur justifikim. Partizani e kishte ndarë me kohë mendjen duke bërë llogaritë pa italianin e radhës. Në pole Ilir Daja. Kontrata e trajnerit tëskënderbeut me juglindorët merr përparësi deri në përfundim të javës së 36-të. Deri atëherë drejton partizanin Kalari…
“FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari.”