Dy herë “ish”, Sormani qahet në vendlindje

Adolfo Sormani qahet në Itali. Ish-trajneri i Partizanit nuk ia doli në dy sipërmarrje me të kuqtë dhe nëse një trajner i larguar quhet rendom një “ish”, Sormani konsideroht 2 herë “ish”. Për më tepër që në nismen numër 2 i bëri naftën punës dhe objektivit të Partizanit.

Gjithësesi, për TMW Sormanin disa orë pas deklaratës zyrtare të Partizanit dha një intervistë të zgjeruar.

Motivet e largimit nga Partizani?

Situata është e thjeshtë, kemi pasur një ndarje konsensuale dhe nuk ka bëhet fjalë për shkarkim. Arsyet janë të thjeshta, në pikëpamjen time dhe nuk ishin kushtet e duhura për të garantuar sigurinë. Nuk po flas vetëm për sigurinë time dhe të bashkëpunëtorëve të mi, është një diskutim i përgjithshëm që shqetëson të gjithë njerëzit e përfshirë apo të lidhur me skuadrën, stërvitjet, ndeshjet”.

Mund të na thuash se çfarë ka ndodhur në ditët e fundit?  

Në ditët e fundit dy raste pozitivë me COVID-19 u zbuluan. Për këtë arsye i kërkova shoqërisë që sa më shpejt të bënte tamponët për të gjithë, para se të ktheheshim në stërvitje. Të enjten më datë nëntë, rezultatet ende nuk kishin dalë, por klubi na kërkoi të stërviteshim për ndeshjen e ditës tjetër ndaj Tiranës. Unë thashë jo sepse ishte një situatë që nuk mund të merret lehtësisht. Moralisht dhe nga ana etike nuk mund të merrja përsipër këtë përgjegjësi mbi skuadrën. Lojtarët, gjithsesi u stërvitën, por tamponët vetëm më vonë treguan se në skuadër ishin edhe tre të tjerë pozitivë, përfshirë edhe motrën e njërit prej futbollistëve”.

Dhe, si u sollët ju?

Për mua ishte e qartë se ajo situatë nuk ishte e përshtatshme. Në disa raste sporti vjen i dyti. Kur futbollistët e parë dolën pozitivë, fola me një virology Italian dhe ai më tha se duhej të ndaleshim menjëherë. Unë u vetëizolova prej datës tetë, por askush nuk ma imponoi. Për mua, nuk ishin kushtet për t’u stërvitur, imagjinoni pastaj për të luajtur një ndeshje”.

Një vizion krejt i ndryshëm nga ai i shoqërisë?

Pë rata ishte gjithçka normale. E pavarësisht gjithçkaje erdhi edhe miratimi nga ana e Federatës për të luajtur. Për mua nuk është kështu, edhe siç thashë jo gjithmonë sporti vjen i pari, vjen edhe pas etikës duke qenë duhet menduar për të gjithë grupin e njerëzve që lidhen me skuadrën”.

Si erdhi lamtumira?

Thashë që nuk do ta përgatisja ndeshjen, thashë që nuk do të çoja shumë njerëz në rrezik. Detyra e trajnerit në të tilla raste shkon edhe përtej fushës. Prej atij moment u ulëm me klubin dhe e zgjidhëm kontratën konsensualisht. Nuk kisha interes të bëja luftë me klubin, kështu që zgjodhëm një ndarje miqësore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!