Nju Jorku: Mirupafshim më 2021-shin!

Maratona e Nju Jorkut, eventi më i madh në botë, e cili ishte planifikuar për t’u zhvilluar si përherë më 15 korrik në rrugët e qytetit amerikan, ka njoftuar anulimin e saj për shkak të pandemisë globale me Covid-19.
Për rastësi ky ishte edhe edicioni i 50-të i këtij eventi sportiv, në të cilin marrin pjesë mbi 50.000 vrapues, 10 mijë vullnetarë dhe mbi 1 milionë njerëz, që e ndjekin garën përgjatë rrugëve nga kalon maratona e Nju Jorgut.
“Mirupafshim në 2021-shin”, janë detyruar të shprehen organizatorët e këtij aktiviteti sportiv me përmasa edhe ndërkombëtare.
