Bylis, na lini në ‘paqe’
Bylis vijon betejen e tij me situatat e reja që vishen rreth klubit të drejtuar teknikisht nga Veljko Dovedan. Këtë radhë klubi mallakastriot, e ka me dizinformimin publik.
Bylis akuzon se këto insituata, krijohen qëllimisht pak orë përpara se skuadra të luajë një takim të rëndësishem me Partizanin. Reagimi vjen me postimin në rrjete sociale.
Reagim i FK BYLIS
“Ne lidhje me nje shkrim te bere publik ne nje media diten e sotme, ku ilustrohet edhe me foton e lojtareve tane, sqarojme opinionin publik se eshte dizinformim dhe eshte nje foto qe i perket diteve me pare, pasi klubi yne ka rregulla strikte dhe 48 ore para ndeshjes se radhes qendron i grumbulluar dhe 24 ore para nuk lejohen lojtaret qe te dalin nga qyteti. Me perjashtim te Goxhajt qe eshte pezulluar nga trajneri, qe i ka kerkuar klubit marrje mase pasi gjuajti penalltine pa leje, lojtaret e tjere kane qene ne grumbullim gjate javes. Ky shkrim eshte jokorrekt, sidomos ne prag te ndeshjes se radhes me Partizanin, ndersa duam te bejme me dije per opinionin se klubi yne mbetet shembull ne aspektin organizativ, dhe foto e postuar i perket diteve me pare dhe jo ne prag te ndeshjes me Partizanin sic edhe shkruhet. Nuk eshte hera e pare qe ndodh, ndaj bejme thirrje qe mediat te bejne kujdes ne lajmet qe pasqyrojne per klubin tone, jemi te hapur per bashkepunim, por jo te merren me te paverteta dhe lajme “Facebooku” apo “Instagrami”, ne te kundert do ndjekim rrugen ligjore sepse jemi nje nga klubet me serioze ne Shqiperi dhe nuk lejojme askend qe te krijoje lajme te paverteta duke abuzuar me Bylisin apo duke krijuar insinuata dhe prishje imazhi tek tifozet tane dhe jo vetem!”