Botas, fitues i “pole-position” në Spilberg…

Sot në mesditë, në cirkuitin e Spilbergut, startoi botërori i Formulës 1 me konkurrimin për “pole-position” të Grand Prix në Austri, e para për këtë sezon. Ashtu siç kishin treguar testet e shkurtit në Barcelonë, makinat e skuderisë Mercedes ishin të shkëputara nga rivalët.

Finlandezi Valteri Botas fitoi renditjen në “pole-position” me një kohë rekod të re: 1:02.939, vetëm 12 të mijtat më shpejt se shoku tij i skuadrës, britaniku Ljuis Hamilton. Treshja u plotësua nga Maks Verstapen të Red Bullit.

Zhgënjyese gara e Ferrarit. Sharls Leklerk renditet i shtati, ndërsa gjermani Sebastian Fetel i njëmbëdhjeti. Ndërkohë që McLaren bëri një paraqitje premtuese.

Nesër, në orën 15:15, do të nisë edhe gara për Grand Prix të Austrisë. Pilotët do të nisen sipas kësaj renditjeje:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!