Henderson, kapiteni i “Reds”, mbyll sezonin

Në katër ndeshjet e fundit të Premier League, skuadra e Liverpulit nuk do të ketë në radhët e saj mesfushorin Xhordan Henderson, për shkak të një dëmtimi në gju.

Kapiteni i “Reds”-ave, para se të dëmtohej dhe të largohej nga fusha e lojës, shënoi golin e dytë në fitoren 3-1 të Liverpulin ndaj Brajton për javën e 34-t të kampionatit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë trajneri Jurgen Klop. Ai ka deklaruar gjithashtu, se kapiteni Henderson nuk do t’i nënshtrohet operacionit për reabilitimin e këtij dëmtimi, që kërkon shmangien e ngarkesave fizike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!