Haland i ikën 17-ës, merr numrin 9

Disa numra në fanellë janë fiksim për disa futbollistë. Raste ilustruese ka plot por ka dhe numra që shihen si ters. 17-ta dhe 19-të, shpesh nuk janë fatsjellëse, paçka se protagonisti i Dortmundit ka patur sukses.

Për më tepër që në rastin e Erling Haland, duket se ndrrimi i numrit nga 17-ta te 9-ta, sillet si një rastësi.

E ka njoftuar Borusia Dortmund teksa ka sqaruar situatën në Twitter. Madje jo vetëm norvegjezi. Figurojnë tre lojtarë që vendosur të ndryshojnë numrat e fanellave të tyre për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi Zagadou shkon nga numri 2 në 5, si dhe Mateu Morei, i cili merr bluzen me numër 2 në vend të 22.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!