S’ka më huazim, Miranda kthehet te Barça

Barcelona dhe Shalke 04 kanë rënë dakort për të mos zgjatur edhe për një sezon të dytë huazimin e Juan Mirandës në klubin gjerman të Bundesligës. Lojtari do të kthehet në Barcelonë në ditët në vijim.

Pas një sezoni me skuadrën gjermane, mbrojtësi andaluzian kthehet te Barça, ndërkohë që është aktivizuar vetëm në 11 ndeshje (781 minuta) në radhët e Shalke 04.

Juan Miranda erdhi te Barça në vitin 2014 nga Betis, fillimisht me të rinjtë, duke arritur deri te Barça B. Më 31 tetor 2018 ai debutoi në skuadrën e parë në “Copa del Rey” ndaj Cultural Leonesa.

Miranda gjithashtu është përfshirë në skuadrën e parë edhe në një ndeshje për Champions League kundër Totenhem Hotspur, si dhe me raste edhe në disa ndeshje të La Ligas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!