Përgjysmohet Superliga, 5 skuadra përjashtohen nga Europa…
Problemet financiare përgjysmojnë elitën e futbollit shqiptar. 5 nga 10 skuadrat e Superiores nuk kanë arritur të marrin liçensimin për të zhvilluar ndeshjet europiane edhe nëse kriteri sportiv ia lejon këtë gjë.
Flamurtari, Luftëtari, Skënderbeu dhe Bylisi, janë skuadrat, që për shkak të borxheve, ndaj palëve të të treta apo institucionit të tatim-taksave, kanë mbetur në klasë nën sitën e kritereve që duhet të plotësojnë për të qenë pjesë e Europës.
Ndërkohë që është edhe rasti i Vllaznisë së Shkodrës, që nuk ka plotësuar as kriterin minimal, atë të kërkesës që duhet të bëjë secila skuadër paraprakisht, raporton Top-Channel.
Janë 5 kriteret që duhet të plotësojë secila skuadër sportive për të marrë pjesë në eventet europiane, Champions League dhe Europa League: 1 – Klasifikimi dhe rezultatet sportive të ekipit; 2 – Infrastruktura, që lidhet me stadiumin ku do të zhvillohen ndeshjet; 3 – Administrata-personeli, ligjori, që lidhet me formën ligjore që kanë shoqëritë apo shoqatat pjesëmarrëse në kampionat dhe 5 – Financat.
Kriteri i pestë është ai që ka penalizuar më së shumti klubet shqiptare. Pavarësisht tentativave për të arritur kompromise si me palët e treta, ish-lojtarë apo trajnerë që i kanë hedhur në gjyqe, apo marrëveshjet me institucionin e tatim-taksave, borxhet e mbartura vit pas viti, i kanë çuar në një ngërç të pakapërcyeshëm klubet shqiptare.
Ndërkohë, gara për zonën europiane, kur kanë për t’u luajtur edhe 5 javë kampinat, mbetet e hapur për disa skuadra, që kanë plotësuar edhe kriteret e licensimit të pjesëmarrjes në Europë, si Tirana, Kukësi, Partizani, Teuta dhe Laçi…