Peticion, kërkohet privatizimi i Vllaznisë…

Gjendja dhe situata aspak e këndshme e skuadrës së futbollit Vllaznia, në Kampionatin e 81-të Kombëtar të Superiores, është kryebiseda në qytetin e Shkodrës.

Të gjithë së bashku, media lokale, por edhe ajo kombëtare, tifozët shkodranë dhe më gjerë, ish-futbollistët, specialistët vendës, janë në një emërues të përbashkët. Nevojën e privatizimit e klubit Vllaznia, si e vetmja mënyrë efikase për daljen nga situate.

Për këtë, tifozët shkodranë kanë hedhur në rrjetet sociale një peticion on-line, nëpërmjet të cilit i kërkojnë Bashkisë së Shkodrës, që të “zgjohet nga gjumi” dhe “të hapë veshët” e dëgjojë zërin e tyre.

“Ky peticion është i lancuar nga faqja ne facebook: “KF Vllaznia Shkoder” (www.facebook.com/KF.Vllaznia.Shkoder1919).
Klubi i Futbollit Vllaznia ka vite qe udhëton ne ujra te turbullta me probleme te shumta si financiare dhe administrative nen drejtmin e Bashkise Shkoder.
Çfarë dëshirojmë të arrijmë me këtë peticion:
1. Privatizimi sa me pare i KF Vllaznia.
2. Shqyrtimi me seriozitetin me te madh ofertes te z.Alban Xhaferri per drejtmin dhe menaxhimin e klubit futbollit”
,- përfundon peticioni i tifozerisë shkodrane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!