Ikën Doka? Tirana piketon shkodranin e Laçit
Albi Doka gati të largohet nga Tirana në fund të sezonit. E ka bërë publike vetë futbollisti në Top-Channel të hënën duke deklaruar se:
“Edhe me këto ndeshje jam me Tiranën dhe më pas largohem në Kroaci. Do luaj me HNK Gorica. Plani është të luaj jashtë dhe të bëj sezone të mira dhe të shkoj më larg se Kroacia ‘
Në fakt mbrojësi i djathë i bardhebluve ka që gjatë vitit 2017 që tenton të largohet drejt një kampionati tjetër. Pikërisht asokohe, në 2017-tën, Doka postonte në rrjete se priste të shkonte drejt Rejkjavikut në Islandë.
Gjithsesi këtë radhë duket ndryshe. Por cili është plani i Tiranës nëse i largohet një futbollist titullar?
Burime të besueshme i thanë ‘Sporti im.al‘, se gjasat për të zëvendësuar Dokën janë brenda Kategorisë Superiore. Klubi bardheblu ka pikasur shkodranin Abdurrahman Fangaj, i cili aktivizohet te Laçi që nga 2017– kur u mor nga Tërbuni. Njëri nga mbrojtësit e linjës më të mirë në elitë.
