Kupa: Tirana, Kukësi dhe Teuta presin…shortin

Besëlidhja-Tirana 1-1 (Gjorgjeviç 46’/ Muçi 92′): Kukësi-Apolonia 3-1
Lulaj 27′, Shkurtaj 43′, Ethemi 47′ / Gjata 76′ (p)

Teuta-Vllaznia 1-0 (Arapi 76′)

Pas pak sifida e fundit Skënderbeu- Bylis ( 0-1,19:30). Shorti të premten me ndeshjet e para të Kupës në fazë gjysmëfinale me 1 korrik. Kthimi në 15 korrik.

Në takimin e kthimit në Lezhë Beslidhja dhe Tirana luajtën pa impenjim maksimal pasi vetë shifrat e ndeshjes së vajtjes ishin të rëndë për vendasit e Katgorisë së Parë 1-5.Në minutën e 46’, Gjorgjeviç pas një pasimi të marrë në zonë, bëri një gjuajtje klasi duke kaluar portierin Edvan Bakaj.

Duhet të vinte minuta e 92′ qëbardheblutë të barazoheshin shifrat, me Ernest Muçin që u tregua i saktë nga afër.

Verilindorët e Kukësit rikthehen te triumfi në Kupë. Pas humbjes në Laç për kampionat, skuadra e Shehit bën kthesën teksa mund Apolininë në Elbasan 3-1.

Teuta kaloi me rezultatin 1-0 Vllazninë, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një triumf i merituar ky për skuadrën e Edi Martinit e cila fillimisht humbi një penallti me Kallakun dhe në çerek orën e fundit gjeti golin me Arapin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!