Malçi dërgon Bylis në gjysmëfinale…
Kupa e Shqipërisë: Skënderbeu- Bylis 1-1 Mensah 26’/ Malçi 76′: (0-1 e vajtjes)
Është Bylis ekipi i katërt që kalon në gjysmëfinale të Kups së 68-të të Shqipërisë. Skuadra e Dovedan, kaloi pasi pati fituar takimin e parë në ‘Adush Muça’ 1-0, ndërsa sot në Korçë, u mjaftua me barazimin 1-1.
Vendasit e Ilir Dajës me disa ndryshime në formacion, gjetën golin në të 26-tën me Mensah i cili pas galopimit fantastik të Imamit, gjuan duke e përplasur topin në pjesën e brendshme të shtyllës dhe rrjetë.
Në fund të pjesës së parë, ndërkombëtari Enea Jorgji, katranos gjithëçka në zonën korçare teksa vërshellen një penallti inekzistente për miqtë. Pasi i flasin në kufje (Mëllugja që i jep kohë duke qëndruar shtrirë), elbasanasi anullon vendimin pas 2 minutave.
Ka rrëmujë dhe ndeshja mbërthehet nga tensioni. Duket kalimtare pasi në fraksionin e dytë, beteja për kualifikim kalon sa në njërçn portë në tjetrën.
Dy tentativa të Bregut i veshin spaletat e shpëtimtarit portierit mik Miraka. Bylis është më kërkues dhe me lacianin Malçi, arrin të barazojë në të 76′-tën.
Nuk ka kohë për korçarët dhe një tjetër laçian, në radhët e mallkastriotëve i afrohet avantazhit teksa Ndreca godet shtyllën e Dajsinanit .
1-1 dhe Bylis për herë të dytë në histori, në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Do të luhen në 1 dhe 15 korrik. Menjëherë pasi hedhjes së shortit të lirë pasnesër.