E rrallë, Brajant ‘nesër’ në Stamboll

Brajant deklaronte në Stamboll: “Jam tifoz i Gallatasarajit”.
Gallatasaraj në prag të sfidës së nesërme në shtëpi ndaj Gaziantepspor në kuadër të javës së 28-të të kampionatit turk, bën një gjest për tu vlerësuar.
Në një nga stolat e impiantit të stadiumit, është vendosur edhe fotoja e legjendës amerikane të basketbollit, Kobi Brajant, i cili ndërroi jetë në një aksident ajror pak muaj më parë së bashku me të bijën..
Në vitin 2011,ish- legjenda kishte vizituar stadiumin “TurkTelekom” dhe pas takimit me lojtarët dhe trajnerin Fatih Tehrim, kishte deklaruar: “Tani jam tifoz i Gallatasarajit”.
