Barazime dramatike në Shkodër e Korçë, Kukësi mund Flamurtarin…

Kategoria Superiore java e 29:

Skënderbeu-Laçi 1-1 (Krasniqi 88/ Shehu 7′ pen).
Kukësi- Flamurtari 4-1 (Abazaj 4′, Shkurtaj 27′, 41′,61′)
Vllaznia- Bylis 2-2. (Gurishta 24′, Sidorenko 85′ /Mellugja 16′(11-m), Mozone 65′ )

Korçë: Skënderbeu- Laçi 1-1

Pritej një sfidë e luftuar në Korçë mes Skënderbeut dhe Laçit. Dy ekipe që kanë ndarë trofe për një dekadë në Superiore dhe që synojnë edhe këtë edicion europën. (Për Sknderbeun duhet pritur vendimi nga Gjykata Federale e Zvicrës pasi figuron i dënuar nga UEFA: redaktori).

Fillimisht një gafë e portierit Koliçi në duelin me Grecën për penalltinë e shdërruar në gol nga Julian Shehu për bardhezinjtë në të 7-tën.

Në fund Skënderbeu pas disa sulmëve intensive, ia del të barazojë me Krasniqin në të 88-ën.

 ‘Elbasan Arena’: Kukësi- Flamurtari 4-1

Kukësi nuk e ka aspak të vështirë me Flamurtarin e rënë nga Kategoria.Në “Elbasan Arena”, 3 pikë të vyera në garën për të mbajtur hapur çështjen titull. Tre gola nga Shkurtaj e një nga Abazaj më në fund i japin qetësi Kukësit dhe teknikut Shehi. Flamurtari arriti të lërë gjurmë me golin e nderit të shënuar nga Ardit Hoxhaj në fillim të fraksionit të dytë.

‘Loro Boriçi’ Vllaznia- Bylis 2-2.

Ndeshje ‘mbijetese në Shkodër me Bylis që iu afrua ndjeshën tri pikëve. kaloi dy herë përpara me Mëllugjën në të 16′ pasi skuadra fitoi një penallti, ndërsa pas barazimit të Gurishtës në 24′ miqtë kaluan sërish përpara në fraksionin e dytë me Mozone (65’). Në fund skuadra e Hysen Dedjes barazon me Sidorenkon duke marrë një pikë shprese. (barazimi i dytë në shifrat 2-2 për teknikun e ri përfshirë dhe atë të Kupës me Teutën).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!