Tifozë mbi pallate, Tirana ndihet ‘plot’

Tirana po humbet fraksionin e parë në Niko Dovana’ (1-0 parciale) por ‘golin e vërtetë e bëjnë tifozët e saj. Një grupim ultrasish ndaj Teutës në transfertë, kanë gjetur mënyrën më interesante për të ndjekur bardheblutë që synojnë pas 11 vitëve titullin kampion.

Disa dhjetra tifozë bardheblu, janë ngjitur në taracën e një pallati afër stadiumit “Niko Dovana” dhe nga aty, kanë nisur të këndojnë këngët e zakonshme të Tiranës.

Duket se pavarëisht gjestit ndaj benjaminëve të tyre ata po marrin dhe ‘rreze dielli’ nga Durrësi bregdetar. Paçka se për ti plotësuar, duhet të mendojë skuadra tiranase për të rekuperuar golin e E. Vilës shënuar në të 29-tën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!