Qeveria heq për dy vite tatimin në sport

 Libohova: “Ky ligj nuk është vetëm për futbollin, por edhe për sportet e tjera”.

Nuk i dha asnjë kacidhe futbollit por pas përmirësimit të situatës së pandemisë, qeveria shqiptare jep një super lajm për klubet e futbollit.

Heqja e tatim fitimit mbi pagat, një nismë jetike që shkon në favor të skuadrave deri dje të akuzuara nga qeveria për mungesë trasparence financiare.

Enkas për këtë ligj, ka folur për ‘Supersport’ zv.presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova teksa ka prekur edhe tema të tjera.

Libohova:

Një lajm shumë i mirë dhe ishte një nga kërkesat tona që kemi bërë. Kjo është një nga elementët bazë për të formalizuar futbollin dhe sportin. Pagat e futbollistëve janë më të larta se në sportet e tjera. Kemi dy situata për ato skuadra kanë punuar me dy balance. Për ato ekipe që deklarojnë pagat më të ulta nuk do të ketë ndonjë përfitim pasi nuk kanë paguar taksat. Flitet për rastet e klubeve të caktuara që i kanë pasur pagat reale dhe janë miliona lekë që do të kursehen nga skuadrat.

Përfituesit e parë në këtë situatë janë sportistët pasi një pjesë të pagës i kanë marrë në dorë. Një tjetër gjë pozitive për lojtarët është edhe kur të shkojnë në arbitrazh pasi kur do të prishin kontratën do të përfitojnë shumën që kanë shënuar në kontratë. Klubi që deklaruar paga të rreme do të shkojë drejt formalizimit e do të futen në shina duke e kthyer në një biznes real.

Paketa nuk ka parasysh vetëm futbollin, por kemi rastin e klubeve që mbështeten nga sponsorit dhe do të ketë më shumë sponsor që do të afrohen. Ky avantazhi tjetër që klubet do të kenë nga ky ligj.

Kemi interesim e lojtarëve dhe klubit. Nëse sot presidenti deklaron pagën e rreme do të jetë lojtari ai që do të bëjë presion që t’i deklarohet paga e plotë. Ky proces do të shkojë gradualisht dhe shumë skuadra deklarojnë paga të vërteta dhe paguajnë taksa.

Ligji isponsorizimit është kryesor, por për momentin nuk ka kaluar ende. Edhe ky ligj që ka kaluar ka dy elemte që duhen diskutuar. Duhet të gjykojmë pak më gjerë dhe të gjithë duam që kjo paketë të mbarojë.

Nuk fitojmë gjë po kërkuam shumë gjëra. Qeveria për futbollin ka bërë shumë pasi janë ndërtuar shumë ambiente të reja. Ky ligj nuk është vetëm për futbollin, por edhe për sportet e tjera”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!