Flick: Verner? Goditje e madhe për Çelsin

Çelsi ka bërë një investim të madh me blerjen e sulmuesit Timo Verner të Lajpsigut. I këtij mendimi është Hans-Dieter Flick, trajneri i Bayern Mynihut.

Ai ka folur për këtë ngjarje në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes së javës së 30-të Bundegligës, kundër Leverkusenit, e planifikuar për të luajtur nesër në orën 15:30.

“Nëse është e vërtetë që e kanë marrë, siç më thanë, është një goditje e shkëlqyer për Çelsin. Një blerje vërtet e shkëlqyer”, kanë qenë fjalët e trajnerit bavarez, i cili është vetëm një hap larg nga titulli i kampion në Bundesligë.

Në verën e vitit të kaluar, emri i Timo Vernerit ishte lakuar edhe te Bayern Mynih, por sulmuesi kishte zgjedhur të merrte rrugën që do ta çonte te Lajpsigu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!