U përplas me gjyqtarin, Haland në stol…ndaj Gjasulës

Trajneri i Borusia Dortmund, Lusien Favre, duke folur në konferencën për shtyp , konfirmoi se Erling Haland nuk do të ftohet për ndeshjen kundër Paderborn të Klaus Gjasulës.

Sulmuesi i ri i verdhezinjëve u dëmtua në mënyrë të çuditëshme duke u përplasur me gjyqtarin e takimit përgjatë Dortmund- Bajern (0-1), ndërsa u largua pa u mbyllur sfida.

Në atë takim, talenti skandinav, iu afrua disa herë golit, madje duke pretenduar edhe një penallti por në fund gjeti përplasjen me xhaketën e zezë.

Gjithësesi, Favre evidenton faktin se nuk ka asgjë serioze për norvegjezin, teksa gjatë verës së 2018-ës vizitoi Laçin në forcë të Molde për Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!