Leverkusen kalon Frajburgun, Abrashi në stol

Bundesliga, java 29: Frajburg- Leverkusen 0-1 (Havertz 54′)

Kai Havertz nuk ndalet këto javë në Bundesligë, duke e udhëhequr Leverkusenin drejt zonës champions.

Falë një goli të yllit të tij të ri, Bajer Leverkusen kalon fushën e vështirë të Frajburgut dhe zhvendoset në pozicionin e tretë në tabelë, duke parakaluar menjëherë Borussia M’gladbah dhe Lajpcig.

Madje aq të rëndësishme tri pikët sa skuadra e ‘aspirinave’, gjëndet vetëm një pikë poshtë Dortmundit të vendit të dytë. Për Havertz, ky është goli i pestë në 4 takime të fundit.

Havertz 21 vjeç, me golin e bukur sot, arriti kuotën e 35 golave në Bundesligë, duke regjistruar një rekord për moshën deri në 21 vjeç.

Amir Abrashi nuk u aktivizua për asnjë moment sot me Frajburgun. Nesër në 15:30, pesë takime të tjera. Mbyll ditën në orën 18:30 Bajern Mynih- Duseldorf. (Në foto: Kai Havertz)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!