Daliç deri në 2022 trajner i Kroacisë…

Kontrata ekzistuese përfundoi gjatë verës, Shuker ia zgjat deri pas botërorit të Katarit.

Zlatko Daliç do të drejtojë Kroacinë deri në Kupën e Botës 2022 në Katar. Presidenti i Federatës Kroate të Futbollit (HNS), Davor Shuker dhe ish- trajneri i Dinamos së Tiranës Daliç kanë rënë dakord zyrtarisht për një kontratë të re për dy vjet dhe pesë muaj.

Kjo lëvizje për tu zyrtarizuar nga Bordi Ekzekutiv i HNS, i cili do të mblidhet këtë muaj, por ai duket thjesht një formalitet.

Daliç udhëhoqi nënkapionët e botës në fazë kualifikuese për europianin 2020 dhe pasi u shty për një vit (2021), vendosi të qëndrojë të paktën deri atëherë.

Kontrata e tij ekzistuese përfundoi gjatë verës dhe ai pati oferta të majme nga Kina dhe vendet arabe por preferoi të qëndrojë në krye të Kroacisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!