FSHF publikon oraret, qeveria asnjë fjalë…


Klubet organizatore të Kategorisë Superiore, sipas ligjit për sportin, duhet të njoftojnë me shkrim 7 ditë përpara Komisariatet dhe Qëndrat Shëndetësore…

Federata Shqiptare e Futbollit merr masat paraprake, duke përcaktuar kalendarin e javës 27-të të kampionatit superior. Që prej mbledhjes së fundit, teksa FSHF organizoi me klubet, u dakortësua data 3 qershor, si ristart i ndeshjeve të mbetura. E gjitha në pritje të miratimit të qeverisë shqiptare.

Por edhe pse qeveria hesht, në FSHF shfaqen të sigurtë se gara do të nisë me 3 qershor. Së paku, nga ajo që Sektori i Garave ka publikuar oraret e pesë takimeve të javës së 27-të.

Sipas tyre, në orën 17:30 janë në program katër përballje: Kukësi-Luftëtari, Laçi-Teuta, Bylis-Tirana dhe Flamurtari-Vllaznia. Sfida kryesore e javës luhet në orën 20:00 mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Ndërkaq, që nga data 18 maj, skuadrat e Superiores, kanë vijuar seancat stërvitore në grup. Madje disa kanë tentuar të organizojnë edhe teste miqësore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!