Asambleja e Ligës italiane, kundër Play-off-it
Nesër siç raporton ‘La Repubblica’, Komiteti Teknik Shkencor i qeverisë italiane do të marrë protokollin e hartuar nga ekspertët e Lega-s dhe FIGC për rifillimin e Serisë A.
Pasi të jenë njohur të enjten, ministri i sporteve Spadafora, teksa do takohet me drejtues të klubeve, duhet të zyrtarizojë datën për rikuperimin e javëve të mbetura në Seria A.
Ndërkohë po të martën do jetë edhe takimi mes klubeve të Serisë A, i cili me gjasë do kundërshtojë me forcë hipotezën e Play-off-it si alternativë B.
Në fakt, pas shumë mëdyshjeve dhe datave të hedhura shpesh në tavolinë, ky është plani rezervë i federatës, nëse nuk ka kohë për të përfunduar tërësisht kalendarin aktual.