Bach: ‘Olimpiada e Tokios ose në 2021 ose fare’

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Tomas Bach, tha se nuk do të ketë shtyrje të re të Lojërave Olimpike të Tokios. ‘Olimpiada do të mbahet në vitin 2021 ose nuk do të zhvillohet fare‘-thotë Bach teksa duke folur për BBC-në apeloi:

“Ju nuk mund të ndryshoni të gjithë kalendarin sportiv në të gjitha federatat kryesore për çdo vit”.

Duke shpjeguar pozicionin e Komitetit Olimpik kreu i saj vijoji:

Kemi një parim. Ne duam t’i organizojmë këto Lojëra në një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit. Askush nuk e di se si do të duket bota pas një viti. Prandaj, duhet të mbështetemi te ekspertët dhe më pas të marrim vendimin e duhur.”

Ndërkaq, Lojërat Olimpike Dimërore në 2022 do të mbahen në Kinë (Pekin) vetëm gjashtë muaj pas Lojërave Olimpike në Tokio.

Bach shtoi se kryeministri kinez Abe, ia bëri të qartë atij, sa i përket garave të Japonisë duke i kujtuar se vera e ardhshme do të ishte zgjidhja e fundit e zhvillimit të lojrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!