Vajadolid me dy seanca, Porro i diferencuar

Elementët e skuadrës së parë të Real Vajadolid vazhdojnë të sterviten me dy seanca në ditë. Natyrisht, duke mbajtur vesh nga lajmet që mund tëvijnë nga Federata Spanjolle e Futbollit. Skuadra me gjasë preferon më shumë ndalesën, pasi gjendet mbi zonën e renies.

Ndërkaq, ekipi i presidentit brazilian Ronaldo Luis Nazarro De Lima, paradite pati një super seancë, teksa futbollistët u panë në grupe deri në 10 vetë. Aq sa lejon protokolli aktual në Spanjë.

Vetëm mbrojtësi anësor, 20-vjeçari Pedro Porro u stervit i diferencuar, pasi sipas raportit mjekësor, vuan një dëmtim të lehtë, që mund ta mbajë larg grupit për 10 ditë.

Për pasdite, tekniku Serxhio Soriano, ka vendosur t’i dërgojë ne palestër të gjithë futbollistët. Vajadolid, sipas asaj që raporton klubi, do qëndrojë pushim absolut nesër, teksa kthimi në fushë do të jetë të premten. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!