Te Drita, një i infektuar me Covid-19…

Futbolli në Kosovë ka nisur nga përgatitjet për rifillimin e Supeligës Ipko. Ndërkohë, skuadra e Dritës sot ka njoftuar, se një prej lojtarëve të saj edhe pse nuk kishte manifestuar asnjë shenjë, ka rezultuar me Covid-19 dhe është karantinuar.

Kjo e ka shtyrë klubin gjilanas, që t’i bëjë thirrje Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë që testojë të gjithë skuadrat e Superligës, për të shmangur infektimet e mundshme në radhët e sportistëve.

“Sot është pritur që klubit t’i bashkangjiten edhe lojtarët tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak të mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19. Lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do të vijojë të qëndrojë i izoluar në shtëpi.

Jemi shumë të brengosur nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë si dhe nga FFK, që t’u bëhen testet çdo futbollisti dhe çdo personi që involvohet në aktivitete, sepse në të kundërtën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit.

Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejt lojtarit dhe do t’i qëndroj pranë në çdo rrethanë!”, thuhet në njoftimin e klubit të Dritës, i cili nuk e jep emrin e futbollistit të infektuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!