Teksasi, “dritë jeshile” për sportet…
Edhe pse SHBA janë ndër vendet më të goditura nga pandemia globale e Covid-19, njëri prej shteteve të saj, ka hapur dritën e gjelbërt për sportet.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abot ka deklaruar, se klubet profesioniste të bejsbollit, basketbollit, bejsbollit, softballit, golfit, tenisit, futbollit dhe garave automobilistike, do të lejohen t’i rifillojnë aktivitetet dhe kampionatet e tyre, që nga 31 maji.
Por këto veprimtari ka qartësuar guvernatori Abot, do të zhvillohen pa praninë e tifozëve në stadiumet e këtyre sporteve…