Gudar Beqiraj, lamtumira e trishtë…
Një lajm i trishtë mësohet në mëngjesin e sotëm për sportin shqiptar. Në veçanti për peshëngritjen. Në mënyrë të papritur, në moshën 72-vjeçare është ndarë nga jeta Gudar Beqiraj, një personalitet me merita të spikatura në jetën sociale dhe atë të sportit shqiptar.
Veç kontributit si peshëngritës në rininë e tij, Gudar Beqiraj, pa iu ndarë pasionit të tij për këtë sport, përveç veprimtarisë si gjyqtar ndërkombëtar, ka qenë edhe president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Ai gjithashtu ka qenë zv.president i Komitetit Olimpik Kombëtar.
Gudar Beqiraj për veprimtarinë e tij në sport është nderuar me “Urdhërin Olimpik” nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ndërkohë në jetën private sociale, i diplomuar në degën e matematikës, ai ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.