Gabigol kthehet në fushë, Flamengo rinis
● Braziliani gjatë karantinës ka organizuar në shtëpi disa festime, duke shkeluar rregullat e sigurisë sociale
Lavdia, nevoja për të ndalur dhe rifillimi: ka qenë rruga e muajve të fundit të Flamengo në këtë fazë të re, që po përjeton mbarë globi.
Pas humbjes së jetës të një anëtari të stafit teknik, pas javëve të trazuara dhe të përjetuara nga Gabigol, protagonist i disa festave në shtëpi kundër rregullave të sigurisë, kuqezinjtë e skuadrës së Rios i rikthehet stërvitjeve në fushë.
Siç është raportuar edhe nga “TuttoMercatoWEB”, ekipi nga Rio de Zhaneiro tha se lojtarët do t’i nënshtrohen testeve dhe se ata do të respektojnë të gjitha rregullat e distancës sociale dhe higjenës së kërkuar gjatë trajnimit.
Sidoqoftë, shifra pozitive të regjistruar në ekipin e Flamengos në fillim të muajit nuk duhet të nënvlerësohet: 38 të infektuar pozitiv, midis të cilëve përfshihen edhe tre lojtarë. Rinisja ka filluar, por pa ndonjë shqetësim të vogël.
