“Futbolli është “gati” të ristartojë në Kinë”…

“Jeta në Kinë po kthehet në normalit”, – ka deklaruar në Instagram live Fabio Kanavaro, trajner i skuadrës së Guangzhou. “Dhe futbolli nuk bën përjashtim. Super League kineze duhet të fillojë përsëri në javën e fundit të qershorit, menjëherë pas ligave të vogla.
Organet shtetërore kanë caktuar 24-tën, si datën e fillimit të mundshëm, por 27 qershori nuk duhet të përjashtohet. Kjo do të varet nga tendenca e infeksioneve me koronavirus, i cili ka qenë në rënie të vazhdueshme në Kinë për javë me radhë.
Nuk do të ketë shumë lojtarë të huaj, sepse kufijtë mbeten të mbyllur për qytetarët jo-kinezë, por turneu do të jetë i ngjeshur për të kompensuar kohën e humbur. Ende duhet të përcaktohet, nëse do të luajmë apo jo në stadiume boshe”, – është shprehur ish-kampioni i botës, italiani Fabio Kanavaro, i cili tani drejton si trajner skuadrën kineze të Guangzhout.