Li Dong-Gook, goli i parë në Kore të jugut…

Në fushë pati shtrëngime duarsh si në rastet e zëvendësimëve ashtu dhe kur u shënua goli.

Koreja e Jugut shëmbull në menaxhimin e pandemisë globale nisi kampionatin elitar të futbollit sot.

K-League filloi me dyer të mbyllura, me sfidën midis Jeonbuk dhe Suwon (1:0) teksa kjo sfidë, figuroi takimi i parë sezonal në Korenë organizatore të Kupës së Botës në 2002 ( së bashku me Japoninë).

Përgjatë gjithë takimit mbizotëroi heshtja ndërsa shpesh dëgjoheshin udhëzimet e teknikëve apo fjalët e futbollistëve. Në fund ka ardhur goli i vetëm i takimit. Li Dong-Gook në të 86′-tën u bë shënuesi i parë i Ligës së re koreano jugore.

Ndërkaq protokolli i veçantë. Në stol të gjithë u panë me maskë por në fushë pati shtrëngime duarsh si në rastet e zëvendësimëve ashtu dhe kur u shënua goli.

Nesër tri takime të tjera…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!