Barcelona në krizë, 500 mln. euro borxhe…

Barcelona nuk rimburson tifozët e saj për pronotimet në “Camp Nou”, vlera e të cilave për një sezon shkon nga 150 deri në 1250 euro. Ndërkohë , ​​klubi është në borxhe të mëdha dhe pandemia i ka bërë gjërat edhe më keq.

Eshtë folur shumë se Barcelona, sipas thashethemeve të tregut, është e interesuar për të blerë Nejmarin, por dhe disa yje të Serisë A, si Lautaro Martinez, Pjaniç, Skriniar dhe De Ligt.

Por shpenzimet për të kryer këto operacione mund të parandalohen, ose të paktën do të jenë të frenuara nga situata financiare e klubit. Nga Spanja mësoset se klubi katalan, për të mbrojtur financat e tij, nuk do të rimbursojë asnjë prej 85 mijë pajtimtarëve të “Camp Nou”.

Edhe nëse Barcelona fillon të luajë përsëri, në fakt dyert do të mbyllura dhe tifozët “blaugrana”. Edhe ata në fillim të sezonit kanë shpenzuar nga 150 deri në 1.250 euro për të shijuar live Mesin dhe shokët e tij, të cilët çdo vit paguajnë rreth 45 milionë euro në arkat e klubit katalan.

Sipas ligjit, Barcelona ose duhet t’ua kthejë pajtimtarëve pjesën proporcionale të ndeshjeve të humbura, ose të bëjë një zbritje në biletat e sezonit për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës katalaneze “Ara”, klubi e përjashton opsionin e parë, sepse bën një paralelizëm me një tifoz të Real Madrid, që duhet të paguajë edhe 2.050 euro për një biletë vjetore në “Santiago Bernabeu”.

Edhe hipoteza-zbritje mbetet e turbullt, të paktën derisa të njoftohen data të caktuara për sezonin e ardhshëm. Dhe nga ana tjetër, situata aktuale shëndetësore nuk lejon një arsyetim të qartë edhe për nesër, e lëre më në një afat të mesëm.

Kasaforta “bosh” është një shenjë e mëtejshme e vështirësive ekonomike të kampionëve spanjollë, të cilët, sipas ortakut Jaume Roures (president i Mediapro), kanë një borxh “monstruoz” (prej të paktën 500 milionë euro).

Kjo situate tani është rënduar edhe më tej nga pandemia, e cila rrezikon ta detyrojë Barcelonën të hedhë shumë pak para në treg, ose të shesë lojtarë të rëndësishëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!