Mesi: “Së bashku për Argjentinën Shëndetësore”

Lionel Mesi i ka dhuruar 500,000 € fondacionit Garrahan në Argjentinë. Ky kontribut i madh i ‘pleshtit’,do të përdoret në Argjentinë për të permirësuar kushtet e shtuar kapacitete të spitaleve të ndryshme ndaj pandemisë koronavirus.

Në një njoftim për shtyp të Garrahan në Buenos Aires, thuhet se fondacioni i argjentinasit të Barcelonës, synon të blejë materiale dhe makineri për trajtim të sëmundjet e shkaktuara nga Covid-19.

Falë kontributit të Mesit, Fondacioni Garrahan ka vendosur të dërgojë në qendra të ndryshme spitalore, përfshirë Spitalin José María Cullen të Santa Fe, Spitalin Provencial Centenary në Rosario, Spitalin e Bicentennial of Esteban Echeverría, në provincën e Buenos Aires, Spitalin Canuelas dhe Spitalin Manuel Belgrano të San Martín, materiale dhe makineri për trajtim të nivelit bashkohor.

Përpos këtyre, me fondet e vëna në dispozicion nga 6 herë fituesi i ‘Topit të Artë’, u bë e mundur të importohen pesë respiratorë artificialë me frekuencë të lartë dhe materiale mbrojtëse për stafin e sistemit shëndetësor të përfshirë në vijën e parë kundër koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!