Galaktikët në fushë, Reali punon me ‘turne’

Derbi i Seviljes, Betis – Sevilja pritet të hapë ndeshjet e La Liga-s në 12 qershor…

Pas dy muajvë në karantinë, Real Madrid kthehet në punë. Skuadra e Zidan u stërvit në Valdebebas me trajnerin atletik Dupont, i cili po zhvillon një përgatitjeje speciale për lojtarët.

Seanca e parë filloi në orën 10-të, edhe pse futbollistët e grupit të parë të punës kishin mbërritur në ambientet spoetive që në 9. Kros, Vazkuez, Modriç, Hazard, Kasemiro, Bejl, Karvajal, Naço dhe Serxhio Ramos.

Sipas protokollit, seancat ishin individuale, pa kontakte midis lojtarëve. Një punë e personalizuar dhe kryesisht fizike, e cila zgjati rreth një orë.

Në 11-të mbërriti grupi i dytë, me Asensio, Mariano, Rodrigo, Mendi dhe Valverde. Lojtarët nuk mbanin maska, sikurse dhe një pjesë e stafit, hiq Zidan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!