Vendi aziatik, sot nis futbollin…

Futbolli ka filluar në Korenë e Jugut. Kampionati i K-League, pas dy muajsh me vonesë, ka startuar. Padyshim, në përputhje me të gjitha masat e sigurisë dhe në stadiume boshe.

Futbollistëve u është thënë që të shmangin festimet e tepërta, pas shënimit një golit, të mos shtrëngojnë duart, të heqin dorë nga bisedat e ngushtë dhe gjithashtu, të mos fryjnë hundët në fushë.

Temperatura e lojtarëve do të kontrollohet para çdo ndeshje dhe kushdo me më shumë se 37.5 gradë do të izolohet dhe do t’i nënshtrohet një tamponi. Nëse dikush infektohet gjatë sezonit, skuadra e tij dhe ata që janë përballur me të do të duhet të respektojnë një karantinë dy javore.

Në këtë moment të mungesës së futbollit, Koreja ka bërë biznes të shkëlqyeshëm përsa i përket të drejtave të TV, duke i shitur ato në pothuajse 20 vende, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën dhe Australinë, të cilat do të transmetojnë ndeshje live nga kampionati korean.

Kampionati korean fillon në mesditë, ku në ndeshjen hapëse do të përballen kampionët e Jeonbuk Motors, që trajnohen nga ish-ndihmësi i Murinjos, José Morais, përballë të cilëve do të jenë mbajtësit e Kupës së Koresë së Jugut, Suwon Bluewings.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!