Shëndetësia fton FSHF-në në tryezë…

Sipas një dokumenti të bërë publik sot, qeveria shqiptare, i kthen përgjigje FSHF-së lidhur me kërkesat e bëra për tu kthyer në fushë.

Në fakt pas 2 shkresave që Federata i bëri ministrive për të nisur futbollin fillimisht ishte heshtja ajo që mbizotëroi duke e lënë evazive përgjigjen.

Paçka se Manastirliu tha të dielën e shkuar te ‘E Diell’ në Top Channel se duhej pritur 15 maji për një përgjigje,ajo vjen sot.

Tashmë Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur organit më të lartë të futbollit duke i shprehur gatishmërinë për bashkëpunim teksa kërkohet të nisin punën në grupe. Aty ku duhet ‘çertefikuar’ protokolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!