Presidenti i Republikës Meta, pret Dukën…

Ndryshe nga heshtja e qeverisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka hedhur hapin e parë. Ai, sot paradite ka takuar me presidentin e FSHF-së, Armand Duka për t’u njohur me protokollin e hartuar nga FSHF, duke dhënë kështu mesazhin për nevojën e një bashkëpunimi ndërinstitucional dhe rifillimin e futbollit shqiptar.

“Kënaqësi të prisja sot presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur.

Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend.

Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti”, shkruan në faqen e zyrtare në Facebook, Presdenti i Republikës, Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!