Duka: ‘Marrim përsipër tamponët, na lejoni të luajmë…’

Njerëzit e sportit po kërkojnë me ngulm të marrin të drejtën e zhvillimit të garave sportive. Kryesisht futbolli. Është vetë presidenti Duka, ai që duke mos gjetur kordinata te qeveria, nuk nguron të shtjellojë direktiva nëpër ekrane televizive. Aq të dendura për të në kohë pandemie.

Si i ftuar te Tv ‘Syri’, kreu i FSHF-së sot, tha se është gati t’i financojë vetë si institucion tamponët për klubet e futbollit, vetëm e vetëm që qeveria të japë dakortësinë për t’u kthyer në aktivitet.

Në perceptimin tim,’ – tha Duka në lidhje skype, – se kryetari dhe njeriu që vendos është doktor Pipero, sepse nuk kam menduar që do të ketë një tjetër. Paska një komision.

T’i ulim komisionet tuaja dhe grupin tonë nga FSHF dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët. Jemi gati të marrim përsiper fondin për tamponët,’- u shpreh ndër të tjera Duka.

Nga ana tjetër, Pëllumb Pipero mjeku infeksionit, prezent në studio, tha se nuk ishte fort dakort për të nisur shpejt me futbollin.

Pavarëisht se ai e quan një mundësi sërish konkludoi : ‘Nuk mund ta them me siguri këtë gjë, pasi ka shumë skepticizëm kudo në botë dhe jo vetëm te ne.’

Më herët, FSHF, permes sekretarit të përgjithshëm Shulku, i dërgoi një shkresë tjetër qeverisë me adresimin te ministria e shëndetësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!