U takuan në plazh, katër futbollistë në ‘gijotinë’

Salomon Kalou, futbollisti nga Bregu i Fildishtë në forcë të Herthës së Berlinit, tronditi ambientin sportiv dhe më pas u përjashtua dje nga klubi pasi shfaqi pamje nga dhomat e xhveshjes së ekipit duke mos ruajtur distancat fizike.

Situatë e ngjashme po dje në breg të detit në Durrës teksa tre futbollistë, Abazaj, Doka dhe Krasniqi, vizitojnë Vasil Shkurtajin e ‘izoluar’. Lajmi për këtë skandal të karantinimit e bëri publike ‘Panorama sport’ e cila e shoqëron lajmin edhe me një foto buzë detit të 4 futbollistëve.

Nuk dihet nëse klubet e Kukësit dhe Tiranës do të marrin masa me gjobë për lojtarët e pabindur e ‘karantinëprishës’ apo do ta kalojnë në heshtje por një gjë është e sigurtë. Veprime të tilla, dërgojnë ‘ujë’ te mendësia e organeve të shëndetësisë për të mos lejuar aktivitetet sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!