Futbollistët kërkojnë siguri, ‘na garantoni…’

Futbollistët në të gjithë botën janë të shqetësuar se rrezikojnë të infektohen me koronavirus gjatë angazhimit me futbollin e nisur pa u krijuar kushtet e sigurisë.

Frika e tyre konsiston te masat paraprake dhe afrimi në kohë duke theksuar se infeksioni eventual, do rrezikojë familjet dhe miqtë e tyre. Gjithnjë nëse sporti rifillon shumë shpejt.

Ndërsa Franca, Hollanda dhe Belgjika, i kanë anulluar të gjitha sezonet e tyre të tanishme, ligat e tjera të larta evropiane përfshirë Premier League, LaLiga, Bundesliga dhe Serie A, po planifikojnë të kthehen në aktivitet gjatë majit apo qershorit.

Sipas FIFPro, (Bashkimi i Futbollistëve të Botës), lojtarët kryesorë në qarkullim, janë të frikësuar që zyrtarët po planifikojnë të luajnë ndeshje para se të jetë siguruar jeta e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!