Poçetino te klubi i ‘madh’

Mauricio Poçetino është zgjedhja numër ‘një’ për pronarët e rinj të mundshëm arab. Gjithnjë nëse pas orvatjeve të mëdha për të blerë Njukasëllin në Premier League do vijë firma.

Ata janë të gatshëm t’i paguajnë ish-teknikut të Totenhem 19 milion paund në vit. Lajmi vjen i ‘gatuar’ nga ‘Sky Sports’

Sipas saj, pronarët e ardhshëm të Njukasëllit, janë impresionuar nga projekti i realizuar nga Poçetino gjatë mandatit të tij pesë-vjeçar te ‘Spurs’-at.

Arritja me Totenhemin deri në finale të Champions League në 2019, përbën arritje goxha të madhe- vlerësojnë arabët. Gjithnjë nëse Premier League do të lejojë marrjen për 300 milion paund të klubit të Majk Eshleit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!